Vatikani lehtëson rregullat e Kishës për abortin

487
Papa Françesku ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kryejnë procedurën. Gjithësesi, masa është vetëm e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm. Në doktrinën e Katolicizmit, aborti konsiderohet një mëkat aq i rëndë saqë paralajmëron shkishërimin e personit. Papa deklaroi se, “shumë gra besojnë se nuk kanë rrugë tjetër kur kryejnë abortin” dhe shtoi se, “kishte takuar aq shumë gra që mbajnë në zemër shenjën e këtij vendimi të dhimbshëm”.
Sigal