Ka ndërruar jetë vajza e vogël 8-vjeçare që u përplas nga makina te Gjiri i Lalzit.
Vajza e vogël që mbeti viktimë e aksidentit është nga Sllovakia.
Shoferi që shkaktoi aksidentin është një i ri 18-vjeçar, i cili është arrestuar.
“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.




















