Mbi 40 mijë emigrant drejt BE/ Refugjatët mbushin Pogradecin. Kontrabandistët dhe policia fitojnë mbi 40 mln euro për kalimin tranzit

213
Sigal

Mbi 40 mijë emigrantë thyejnë kufirin shqiptarë për të shkuar drejt BE-së

Kontrabandistët dhe policia fitojnë mbi 40 mln euro për kalimin tranzit të refugjatëve

 Imigrimi drejt Bashkimit Europian ka filluar të ushqejë në Shqipëri një aktivitet të ri kriminal, trafikimin e njerëzve përmes territorit të vendit. Këto grupe punojnë së bashku për të marrë grupe migrantësh nga kufiri me Greqinë dhe për t’i transportuar ato përmes Shqipërisë, drejt vendeve të BE-së. Lulëzimi i trafikut të klandestinëve është kthyer në një prej problematikave me të cilat po përballet Policia. Vlora është kthyer në një pikë nga ku klandestinët, të kontaktuar nga grupet shqiptare por jo vetëm, tentojnë kalimin drejt brigjeve italiane, duke rigjallëruar trafikun klandestin me gomone. Por jo vetëm, Pogradeci, Korça shënon çdo ditë raste të kalimit të refugjatëve. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit, nga janari deri në shtator 2020 në territorin shqiptar janë ndaluar 8100 klandestinë, ndërsa tashmë në 2 vitet e fundit sipas burimeve ky numër arrin mbi 40 mijë emigrantë .

Zyrtarë të lartë favorizojnë trafikun

Krerë të lartë të Policisë shqiptare janë përfshirë tashmë në një skandal të madh, nuk do ishte çudi që në artikujt në vazhdim të ketë emra të rinj tee inkriminuar.Në qershor 2020, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Tiranë, Enkelejda Toska përfundoi në prangat e policisë, bashkë me shefin e sektorit, B.Z, shefin e seksionit A.H dhe specialisten A.M. Ata u ndaluan nga policia  me akuzën se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë.

Trafikanti palestinez Salim Yousuf tregoi bashkëpunimin me Suela Kacabanin tregoi detaje të bashkëpunimit të tij me motrën e shefes së kufirit dhe sesi ajo e rriti pazarin nga 300 euro në 1000 euro për të siguruar leje qëndrimi për arabët që vinin në Shqipëri, me destinacion final një nga vendet e Evropës kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore.

 Emigrantët shpërthejnë derën e furgonit dhe ja mbathin nga policia

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mesditën e djeshme(e martë) në mes të Pogradecit ku një numër i madh emigrantësh të paligjshëm shpërthyen derën e furgonit të bllokuar nga policia për t’u larguar më pas me vrap në rrugët e qytetit.Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, bëhet fjalë për rreth 15-20 emigrantë të paligjshëm që fillimisht janë bllokuar brenda një furgoni në rrugët e Pogradecit.Ndërsa ishin brenda në furgon, njëri prej policëve u nxjerr pistoletën duke i kërcënuar që të qëndrojnë aty, por emigrantët ata kanë shkelmuar derën nga brenda duke u larguar me vrap.Një pjesë e tyre janë kapur nga policia, kurse të tjerë gjenden ende të shpërndarë nëpër qytet.