Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, policia jep detaje, ja si nisi konflikti

295
Sigal

Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e dy vëllezërve në Shkodër, ku shkak dyshohet se ka qenë një konflikt për çështje pronësie.

Fillimisht ka pasur përplasje fizike, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me sende të forta një 34-vjeçar, Lad Gruda.

Por nuk ka përfunduar me keq, pasi konflikti është përshkallëzuar më tej, ku shtetasi Xh.F., dyshohet ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.