Kashar/ Vrau vjehrrin një ditë më parë, policia arreston autorin

489
Pas një operacioni të gjerë, në të cilin morën pjesë rreth 150 efektivë policie, blutë kanë bërë të mundur arrestimin e Altin Alukut, i cili një ditë më parë vrau ish-vjehrrin e tij, Lutfi Xhaferri 56 vjeçar dhe plagosi ish-vjehrrën Naime Xhaferri, 55 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Altin Aluku është kapur ne zonën pranë fshatit Prush rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm. 

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:30 të mëngjesit të së dielës ( 17 maj 2015) në lagjen “17 Maji”, ne zonën e quajtur Kashar-Kodër. 

Një debat mes ish-dhëndrit dhe vjehrrit, degjeneroi në një skene krimi. Lutfi Xhaferri 56-vjeçar gjeti vdekjen ndërsa bashkëshortja e tij Naime Xhaferri, 55 vjeçe, arriti ti shpëtojë plumbave. Vetëm pak kohë pas krimit, policia tha se shkaqet lidhen me prishjen e një kurore. Viktima dhe autori kishin lidhur më parë krushqi.
Sigal