Shkon në dy numri i kalimtarëve të plagosur nga shpërthimi në Tiranë, një i mitur ka mbërritur në spital

276
Sigal

Një tjetër kalimtar është plagosur nga shpërthimi tek zona e ish-NSHRAK. Nnjë i mitur 14- vjeçar ka mbërritur në spitalin e Traumës, kurse më parë ishte një italian që pësoi dëme nga shpërthimi.

Po ashtu dhe shënjestra e atentatit, Prend Gjini është i plagosur rëndë dhe po operohet. Duket se bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i Benzit ‘A Class’ me targa AA 903 YG të Prend Gjinit ka shkuar në tre.

Ka dyshime të forta për një atentat të mundshëm madje me ekploziv të telekomanduar, pasi familja Gjini ndodhet në një hasmëri me familjen Reçi, ku hakmarrja ka shkaktuar 5 viktima, mes tyre dhe vëllai i të plagosurit, Armando apo Tonin Gjini.

Por ndryshe nga Prend Gjini, dy të plagosurit e tjerë, italiani dhe i mituri kanë vetëm dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.