Një 60-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet për vjedhje.
Mësohet se shtetasi me iniciale S.P., ka vjedhur 3 ditë më parë disa koshere me blerë në pronësi të shtetasit B.H., të cilët ia mori gjatë natës në banesë.
Pasi vodhi kosheret, 60-vjeçari i kishte fshehur në fshatin Ganjollë, Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Vodhi 6 koshere me bletë, identifikohet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. P., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 04.05.2023, gjatë natës, në fshatin Hysaj, Malësi e Madhe, i ka vjedhur shtetasit B. H., 6 koshere me bletë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 6 kosheret e bletëve, të cilat shtetasi S. P. i kishte fshehur në fshatin Ganjollë, Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.