Fatkeqësi në Bulqizë, kamionçina me gurë rrëshket në banesën e 55-vjeçarit duke e lënë të vde.kur

90
Sigal

55-vjeçari me inicialet I.D ka mbetur i vrarë në fshatin Shishaj të Bulqizës.

Mësohet se, një 39-vjeçar me inicialet A.T duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e 55vjeçarit, i cili ka humbur jetën pasi është goditur nga automjeti.

Priten informacione të mëtejshme.

Bulqizë/Informacion paraprak

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç,  duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur  duke rënë në banesën e shtetasit  I.D.,  rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe  për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur  automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.