Honolulu ndalon përdorimin e celularëve në vijat e bardha

445
Honolulu-ja u bë qyteti i parë amerikan që ndaloi përdorimin e telefonave celularë në vijat e bardha. “Këmbësorët e hutuar nga pajisjet e tyre celulare do të përballen me gjoba”, njoftoi media amerikane.
Ligji, që ndalon përdorimin e telefonave celularë në kalimet e këmbësorëve, u miratua në korrik dhe hyri në fuqi dje. Shkelësit e parë mund të gjobiten deri në 35 dollarë, ndërkohë që gjoba mund të rritet deri në 99 dollarë për shkeljet pasuese.
”Ky ligj vlen jo vetëm për përdorimin e telefonave celularë dhe smartphone-ve, por edhe për tabletat dhe video games”, raportoi Hawaii News Now.
Ligji erdhi si rezultat i numrit të madh të viktimave nga aksidentet në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një raporti nga Shoqata e Sigurisë së Autostradave, në rrugët e SHBA-së, në 2016 ka patur rreth 5 997 vdekje të këmbësorëve .
Sigal