Gjymtoi turistin gjerman në plazhin e Gjipesë, gjykata liron drejtuesin e skafit

32
Sigal

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Krenar Velajn, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e diel në plazhin e Gjipesë.

Sipas hetimeve paraprake, Velaj, duke drejtuar një mjet lundrues, ka përplasur një turist gjerman, i cili ka pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe në shpatull. Turisti është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te pushuesit dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për kontroll më rigoroz të mjeteve lundruese pranë zonave të notit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.