Trishtim hënor.
Nën kodrat e vajit, një qyqe sot degjova,
kendontë e gjora dhe nuk ju lodh goja.
Më mërziti dhe mua, aq sa këngën mora,
më kujtoi dikë, që sot s’ma shkruan dora.
Iku ai më hënë, zënë më nuk ja ndjeva,
do vijë pa dale drita, në mëngjes gënjeva.
Trishtimi hënor shpejt beri kaos diellin,
më verboi sytë, ma rrufosi qiellin.
Ju luta unë qyqes të ndalonte këngën,
me erë zhumrice, t’më qetsonte zemren.
Me degjoi mbi degë dhe turfulloi inatin,
me tha vajze qetsohu, sta zgjodha unë fatin.
Trishtimi hënor, sot ra mbi zëmërimin,
ma zbehu shpejt natën, ma zbardhi agimin.
Më zbuti sy e faqe, nga lotet më ra nuri,
i shëmba gjithë gurët, me to u ngrit muri.



















