Shpërthim me tritol në zonën e Freskut

118
Sigal

Një shpërthim me tritol është regjistruar në zonën e Freskut, mbrëmjen e sotme.

Burime bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në një fasoneri që ndodhet pranë BunkART.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale, konkretisht është dëmtuar dera e jashtme, disa xhama, si edhe një automjet i parkuar aty pranë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

Fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido.