Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli afër spitalit të Lushnjës. Policia: Është i dekompozuar

418
Pranë spitalit të Lushnjes është gjetur sot trupi i pajetë i një personi.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se trupi i përket një personi të seksit mashkull rreth 65-vjeç dhe është i dekompozuar.
Ka dyshime që mund të bëhet fjalë për një endacak, ndërsa për ta identifikuar pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia po heton për të sqaruar rrethanat si ka ndodhur ngjarja, nëse ka qënë aksidentale apo e kanë vrarë.
Sigal