Kapet në Kakavijë i shumëkërkuari shqiptar për trafik ndërkombëtar droge. Po kthehej për pushime

454
Policia greke ka ndaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës një shtetas shqiptar të shumëkërkuar.
Sipas mediave greke në doganën greke të Kakavijës është arrestuar një 48-vjeçar shqiptar që po tentonte të futej në Shqipëri.

Nga sistemi kompjuterik ai rezultoi i kërkuar nga autoritetet italiane për “trafik ndërkombëtar droge”. Ndonëse nuk jepen emra dhe detaje të tjera, shqiptari akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Bari, Itali më 25 shkurt të vitit 2011.
Sigal