Muri me Meksikën, miratohet fondi i parë

452
Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan miratoi një fond prej 1.6 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën, një prej premtimeve kryesore të fushatës së Donald Trump.
Pavarësisht zotimit të Presidentit se murin do ta paguajë Meksika, ligji tregon qartë se paratë janë të taksapaguesve amerikanë, madje fondi për murin u fsheh mes masave të tjera për të shmangur votën kundër të disa republikanëve që kanë shprehur rezerva për të.
Ligji u miratua me 235 vota pro dhe 192 kundër, kryesisht në vija partiake.
Fondi për murin ju shtua një masë që kombinon financime për Pentagonin, energjinë dhe ujin, degën legjislative, ndërtimet ushtarake dhe çështjet e veteranëve.
Dhoma e përfaqësusve miratoi në total 658 miliardë dollarët për shpenzime te mbrojtjes, 27 miliardë më shumë sesa propozoi Trump në mënyrë që ushtria të ketë më shumë avionë, anije, helikopterë dhe trupa që ishin kërkuar nga Pentagoni.
Megjithëse fondi për murin ishte pjesa më e debatueshme e ligjit, në shifra ajo përbën vetëm një grimcë të paketës kolosale që miratoi Dhoma e Përfaqësuesve.
Sigal