Fushë Krujë, hidhet në erë makina e policit të komisariatit

420
Sigal

FUSHË-KRUJË-  Qyteti i Fushë Krujës tronditet sërish nga një shpërthim me lëndë eksplozivi.Këtë herë shënjestër ishte makina e një efektivi të policisë i cili më përpara mbante edhe postin e shoferit të disa shefave që kanë drejtuar këtë komisariat. Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, 26 mars 2014 në oborrin e shtëpisë së efektivit të policisë Dilaver Boga, në fshatin Halil të Fushë Krujës. Nga të dhënat e para mësohet se Boga pak kohë pasi ishte kthyer nga shërbimi në komisariat dhe kishte parkuar makinën në oborrin e shtëpisë. Dyshohet se  makinës i është vendosur tritol. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit dhe identifikimin e autorëve. Pista e hetimit është ajo për shkak të detyrës.

NGRIHET GRUP HETIMOR
Policia e qarkut Durrës përmes një njoftimi për shtyp deklaron se është ngritur një grup hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e autorëve. “Më date 26.03.2014, rreth orës 03.40, në fshatin Halil Krujë, në mjetin Benz me targa TR2772K pronë e shtetasit D.V., punonjes Policie ne Komisariatin Krujë është vendosur lëndë eksplozive, gjatë kohës kur mjeti ndodhej i parkuar në oborrin e banesës. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale (të mjetit). Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon veprimet e para për saktësimin e lëndës së përdorur; identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve.” thuhet në njoftimin e policisë.