Inskenoi vdekjen e tij, biznesmeni Davide Pecorelli do të ekstradohet nga Italia

19
Sigal

Gjykata e Perugia në Itali i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit të Davide Pecorellit në Shqipëri. Biznesmeni italian u dënua nga Gjykata e Pukës me 4 vite burg muajin e kaluar.

Ndaj 49-vjeçarit kishte një urdhër arresti të firmosur në vitin 2022, për veprat penale të mashtrimit, përdhosjes së varreve, pengimit të drejtësisë, shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë në vëmendje edhe “historinë” e tij se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.