Furnizonin makinat me karburant me euro false, pranga dy të rinjve në Tiranë

561
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë përdorur kartëmonedha false për furnizim të automjeteve në disa karburante. Në kuadër të operacionit “Euro 2”, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar arrestuan në flagrancë shtetasit: Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë; dhe Denis Ibrahimi, 21 vjeç, banues në Fushë-Prezë.
Dyshohet se këta shtetas veçmas nga njëri- tjetër, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Genci Muja dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur si më poshtë:
Më datë 25.11.2017, në rrugën “Aleksander Moisiu”, në një pikë karburanti, dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartëmonedhë 100 euro e dyshuar si e falsifikuar.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta shtetas dyshohet se mund të ketë kryer në këtë fushë.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Mashtrimi”.
Sigal