Braçe: I dhatë Balilit 20 ha tokë në 2016. Spaho: Mos ja lini në derë dobiçin opozitës

492
Gjatë seancës parlamentare të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho tha se mazhoranca po bën teatër me interpelanca dhe akuzon opozitën për krerët e bandave. Edmond Spaho u shpreh se Saimir Tahiri duhet të arrestohet pasi është bashkëpunëtor i Klement Balilit, ky i fundit është në kërkim për trafik droge.
“Po bëni teatër me interpelanca dhe po përpiqeni t’i lini në derë dobiçin opozitës për krerët e bandave. Ju thoni se Klement Balilaj mbrohet nga opozita dhe kjo është qesharake. Pse e emëroi drejtor Edi Rama Klement Balilin? Rama e mbrojti Balilin, ndërsa opozita e denoncoi. Klement Balilin ta arrestoni se është baron droge dhe jo për tokë bujqësore dhe për këtë ka shkruar edhe CNN. Duhet të arrestoni Tahriin se është bashkëpunëtor i Balilit”- tha Spaho.
Reagimi i Edmond Spahos erdhi pas fjalës së deputeti Erjon Brace, ku foli mes te tjerash për kontrata për tokë bujqësore të dhëna nga Ministria e Bujqësisë e drejtuar në atë kohë nga LSI, në javën kur Klement Balili ishte në kërkim. Braçe nxori disa kontrata qe sipas tij janë të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016.
Brace tha se ishte nje kontrate e nenshkruar më 20/5/2016 mes Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë në dispozicion.
“Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin. Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë”, tha deputeti Brace. Brace foli edhe për një tjetër kontratë të datës 6.7.2016, këtë radhë për nipin e Balilit.
Sigal