Forcat Delta zbarkojnë në Vlorë, çfarë po ndodh në qytet dhe në fshatrat përreth

679
Sigal

Me dhjetra forca të FNSH-së dhe të Delta Forcë kanë zbarkuar në orët e fundit në Vlorë.

Shkak për këtë zbarkim të forcave speciale në Vlorë është bërë atentati i sotëm në zonën e Lungomares, ku mbeti i plagosur një punonjës i bashkisë Vlorë, i cili në fakt nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit më armë zjarri.

Sikundër mësohet objektivi ishte shtetasi Inez Hajrullah, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshjirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin e Vlorës.

Forcat Speciale po ushtrojnë kontroll të imtësishëm në fshatrat Babicë e Vogël dhe e Madhe, Shushicë, Bestrovë, Kërkovë, Bunavi etj, ku u gjet edhe automjeti i djegur

Deri më tani Policia konfirmon se ka disa emra të dyshuar, por nuk ka asnjë person të ndaluar.

Kontrolle gjithashtu janë kryer edhe në disa banesa në qytet, ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve të zonës ku ndodhi atentati.