Digjet mjeti në Krujë, ngjarja dyshohet e qëllimshme (Emri i pronarit)

400
Sigal

Një mjet në pronësi të shtetasit Landi Boka është djegur gjatë orëve të natës në Krujë, ndërsa ngjarja mendohet të jetë e qëllimshme. Burime bëjnë me dije se mjetit i kanë thyer fillimisht xhamat dhe më pas i kanë vendosur flakën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 4, Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht  automjeti në pronësi të shtetasit E.B.,29 vjeç, banues në Krujë.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po për zbardhjen e plotë të ngjarjes.