Ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore, flet shqiptari: Më bëri magji

225
Sigal

32-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një 60-vjeçari grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, dhjetorin e kaluar, do të njihet me masën e sigurisë të mërkurën. Sipas hetimit është vërtetuar se autori disa ditë pas kryerjes së krimit u largua në Shqipëri për t’u fshehur.

Pas bashkëpunimit të autoriteteve greke me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i 32-vjeçarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur në një fshat të vendit tonë. Ai u ekstradua në Greqi, ku edhe ka qëndruar në paraburgim deri në dhënien e dënimit. Autori i krimit pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i’u gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.

Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. ”Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha 32-vjeçari.