Të marten mblidhet Kuvendi/ Por deputetët nuk janë ata të 25 prillit. Në rend dite, aktet normative për buxhetin dhe vaksinat

161
foto ilustruese
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancë plenare këtë të martë, ora 10:00. Megjithatë, deputetët e mbledhur nuk do të jenë ata që janë zgjedhur në votimet e 25 prillit por deputetët e legjislaturës së mëparshme, mandati i të cilëve zgjat deri në muajin shtator të këtij viti.

Në rendin e ditës është përcaktuar që të diskutohen aktet normative për buxhetin e vitit 2021, për marrëveshjen me kompaninë turke që sjell vaksinën kineze në Shqipëri, aktin normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer, akti normativ për vaksinën Sputnik, dhe një serë dekretesh të presidentit.