Djegia e autobusit në Krujë, shkon në 4 numri i viktimave

329
Është rritur bilanci i ngjarjes tragjike të Krujës, ku u dogj një autobus me besimtarë dhe priftërinj ortodoks. Mësohet se një ditë më parë ka ndërruar jetë në spital sekretar- llogaritarja e kishës Lina Hajdini, e cila nuk arriti tu mbijetonte plagëve të rënda. Kisha e Shën Theodhorit Vlorë njoftoi se Lina Hajdini e humbi betejën trejavore me plagët e marra nga zjarri i rënë në autobusin me të cilin udhëtonin te premten e 27 Majit. Më vdekjen e Hajdinit shkon në katër numri i viktimave. Pak ditë më parë u ndanë nga jeta dy të moshuarat që kuroheshin në spitalin e Athinës, Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj. Autobusi me besimtarë mori flakë në Krujë më datë 27 maj. 
Sigal