Shpërndante kokainë të pastër në Itali, në pranga shqiptari

463
Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane për shpërndarje të kokainës në zonën e Trebaseleghe. Sipas mediave italiane, ai është Redian Denizi 34 vjeç, i cili kishte modifikuar në hapësirë të posaçme në makinën e tij ku fshihte kokainën dhe e shiste me doza në tregun vendas. Policia po e mbante nën vëzhgim pasi kishte vënë re lëvizje të çuditshme të tij. Gjatë arrestimit, karabinierët i gjetën në makinë disa doza kanabisi dhe gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 300 gram kokainë të pastër. Sipas hetuesve, kokaina që shpërndante Redian Denizi ishte e cilësisë së lartë. Në banesë u gjetën gjithashtu edhe objekte e sende të tjera që shërbenin për paketimin dhe peshimin e drogës.
Sigal