Detaje të reja, Jani Alia vrau shokun e fëmijërisë së Çiçës

516
Jani Alia është identifikuar si autor i vrasjes së Elton Çiços në muajin maj të këtij viti, ngjarje e ndodhur një lokal pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Burime nga grupi hetimor thanë se Çiça u ekzekutua për motive hakmarrjeje, që lidhej me një vrasje të ndodhur 16 vjet më parë në Greqi. Shkak ka qenë një vrasje e ndodhur në vitin 2000 në Greqi. Jani Alia vrau me thikë 20-vjeçarin E.Ballazhiu nga Tepelena. Viktima ishte shoku i fëmijërisë së Elton Çiços. 
Në fshatin me emrin Zhabakin, në mesin e vitit 2000, Jani Alia goditi për vdekje me thikë djalin e shtetasit Shyqo Ballazhiu, nga Tepelena. Viktima, E. Ballazhiu 20 vjeç, ishte shoku i fëmijërisë së Elton Çiçës, bashkëmoshatar i tij. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë dhe Çiça ishte interesuar për të mësuar se kush ishte autori i vrasjes së shokut të tij. Çiça i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do të merrte hak për këtë vrasje. 
Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga policia helene dhe ndodhej në paraburgim. Rreth tri vite më vonë, ndodh që arrestohet në Greqi edhe Elton Çiça. Dy tepelenasit rastis të përballen në të njëjtin vend, në burgun e Koridhalosë, Alia i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe Çiça me 5 vjet për drogë. Aty ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiça plagosi me thikë Alinë kur ndodheshin në ajrim. Disa javë pas kësaj ngjarjeje, Jani Alia del me leje nga burgu, pasi kishte bërë 10 vjet, por nuk kthehet më në burg dhe shpallet në kërkim nga policia greke. Pak kohë më pas lirohet edhe Elton Çiça, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti nisin edhe atentatet.
Sigal