E vërteta e abuzimeve me “rrugën e vdekjes” në Rrogozhinë

670
Atë që prej 7 muajsh nga denoncimi i KLSH nuk po e bënë drejtësia, duke mos çuar në pranga shefat Haxhinasto e Xhika për krimet ekonomike-financiare e teknike të bëra prej mëse dy vitesh me tenderët e rrugëve që vrasin përditë udhëtarë, drejtues mjetesh e që shkatërrojnë pasuri kombëtare dhe private të shtetasve që bëhen viktima të këtyre rrugëve e ka bërë dhe do ta bëjë në vazhdim gazeta “Telegraf” e cila prej mëse dy vitesh, po denoncon me prova shkresore korrupsionin me fondet dhe projektet e rrugëve. Një skandal i rëndë me pasojë humbje jetësh të shumta njerëzore, ka lidhje me aferat e Haxhinastos e Xhikës në favor firmës private “Pienvis” e cila është në pronësi të familjes së vartësit kryesor të ministrit Edmond Haxhinasto dhe njëherazi është shefi ministror i projekteve të rrugëve që tenderon e akordon drejtori Dashamir Xhika. 
E vërteta e hidhur lojës antiligjore “Pienvis”, që vrau dy fëmijë në aksident
Për të krijuar fitime për biznesin e një zyrtari të lartë të ministrisë së transporteve që miraton, vulos e firmos projekte rrugësh, disa ditë më parë u vranë dy fëmijë 3 e 5 vjeç në aksident rrugor për shkak të krijimit të lehtësirave antiligjore të këtij biznesi të familjes me pushtet mbi rrugët. Po cila është kjo firmë me emrin “Pienvis”, që fillimisht u tentua të mos i përmendej emri as nga policia, as nga prokuroria, as nga drejtoria e rrugëve e as nga ministria e transporteve? Çfarë tentoi të fshihte në “sqarimet e sinqerta e ligjore” pronari Këri i karburantit, ose babai i zyrtarit të lartë të ministrisë “Haxhinasto”, ku publikisht guxoi të thoshte se “kishte qarë për dy fëmijët e vrarë në aksidentin që ndodhi për … shkak të abuzimeve me sigurinë e rrugës, të bëra për llogari te biznesit të tij me lejen dhe vulën e firmën e Haxhinastos e Xhikës? përse nuk vepron prokuroria edhe ndaj tij e djalit të si bashkëpunëtor në mos zbatimin e projektit të rrugës? Përse nuk vepron prokuroria për të prangosur ministrin Haxhinasto deh drejtorin Xhika, si urdhëruesit e abuzimit me këtë segment rrugor që vrau dy fëmijë, e që 1 muaj më parë po në aksident për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore të rrugës dhe mungesës së ndriçimit e tabela orientuese sinjalistike “vrau” 3 të rinj? Shqetësimi ka lidhje së pari, me faktin që shkaktarët zyrtarë dhe përfituesit bashkëpunëtor të tyre në këtë abuzim me rrugën, po lihen të lirë për të zhdukur provat, duke tentuar edhe publikisht për të fshehur krimin e për të shpëtuar nga drejtësia! Mjafton përpëlitja e pronarit të karburantit që është edhe mirëmbajtës zyrtar i këtij segmenti rrugor pa mbrojtëse anësore, për të kuptuar se jo vetëm nuk ka pendesë, por ka edhe pengesë për të zhdukur gjurmët e krimit të bërë me rrugën e cila vrau 2 fëmijë 3 e 5 vjeç e që ka vrarë dhe po vret përditë shumë të tjerë! 
“Pienvis” e Kërit të karburantit, fituese 92 tenderëve në 20 muajt e fundit
“Dinastia Këri” shfaqet si “fituese” kudo ku ka tendera rrugësh, shkollash, zyrash, gjelbërimi, banesash sociale, azilesh, parqesh, kopshtesh, çerdhesh, rrjete kanalizimesh etj… Përfituesi i padisktueshëm i tenderëve të punëve e shërbimeve publike “Pienvis shpk” me pronar anëtarin, të zgjedhurin dhe shërbëtorin e “81 partive” Pilo Këri, i skualifikuar në disa raste prej KVO-ve, por i kualifikuar në çdo rast prej KPP që drejton nipi i tij Gentian Këri, “çuditërisht” shfaqet “fitues” kudo ku bëhen tendera të rrugëve, të shërbimeve publike e madje edhe të produkteve ushqimore të financuar nga buxheti i shtetit, ose nga fonde të huaja, që menaxhohen e shlyhen nga shteti shqiptar, dmth nga taksat e shqiptarëve. Kjo babëzi e shfrenuar dhe lejuar e firmës “Pienvis”, mbështetur me të gjithë mjetet, falsitetet, privilegjet, klientelizmin, abuzimin dhe karshillëqet e prapaskenat antiligjore, ka vazhduar intensivisht pas vitit 2013 e deri sot, kur “Dinastia Këri” përveçse është uzurpuese e posteve të larta drejtuese në institucionet ku “qarkullojnë fondet publike të rrugëve, të ndërtimit të institucione e shërbimeve publike është edhe komanduese e institucioneve ku akordohen e mbrohen tenderimet abuzive! Kjo babëzi e shfrenuar dhe kudo-vepruese e “Kerëve” nuk do të zbulohej si skandal familjaro-shtetëror, nëse nuk do të kishte ndodhur aksidenti me pasojë vrasjen e dy fëmije 3 e 5 vjeç në rrugën pa mbrojtëse anësore, të pa vendosur qëllimisht prej firmës që mirëmbante rrugën, lejuar e mbrojtur prej drejtorisë së rrugëve e ministrisë së djalit të bosit të firmës, për të lënë hapur portën e karburantit të “Pienvis” e cila njëherazi është edhe firma që ka fituar tenderin “për mirëmbajtjen e 56 kilometrave rrugë nacionale”. 
Kreu i KPP, nip i bosit të “Pienvis”, i ka dhënë fitoren në 28 apelime tenderësh
Që firma “Pienvis” e ka vënë nën “thundër” shteti,n duke marrë gjithë tenderët që dëshiron, kjo tashmë është fakt, madje siç është fakt edhe abuzimi me cilësinë e punimeve, me devijimin e projekteve të objekteve dhe fondet e shërbimeve që ndërton e kryen. Por, ka edhe një tregues tjetër: përveçse tek “ministria e djalit” e në shumë sektorë të tjerë fiton lirshëm e me përzgjedhje tendera të shumtë rrugësh e shërbimesh publike, kjo firmë fiton edhe tenderët ku skualifikohet. Si i fiton? I fiton e ankimet (apelimet) që çon në në Komisionin e Prokurimeve Publike, ku kryetar komisioni ëhstë nipi I tij Gentian Këri. pra, xhahxhi humbet tendera, ndërsa nipi e shpall fitues me një copë letër që quhet vendim, i firmosur prej nipit, për tendera që në shumë raste i firmos si projekte djali I pronarit të firmës “Pinevis”, I cili është drejtues I larët kryesor e vendim-marrës në ministrinë e Transporteve. Këto mbyllet cikli, mbasi vendimi KPP është i formës së prerë dhe detyrohet për zabtim prej enteve prokurues e autoriteteve kontraktore! Sipas investigimeve të bëra prej gazetës “Telegraf”, rezulton se firma “Penvis” e xhaxhait Pilo Këri, ka fituar 23 tendera me apelim të bërë në KPP e drejtuar prej nipit Gentian Këri, dhënë këto vendime në shkelje të plotë të ligjit mbi konfliktin e interesit të zyrtarëve publik. Sot publikojmë dy raste: 
1. Me vendimin e KPP, Nr. 270 të datës 5 maj 2015, tenderin e prokuruar nga Enti Kombëtar i Banesave, pas apelimit si humbës, “fitues” është shpallur subjekti “Pinevis”, biznes i xhaxhait të kreut të KPP, në vlerën 74 milionë e 322 mijë lekë, ose me ofertë 40 milionë lekë më të lartë se firma që u anulua si fituese! 
2. Në datën 13.02.2015 është publikuar nga autoriteti kontraktor, në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, procedura e prokurimit “Procedurë e Hapur”, me objekt “Rikonstruksion banese dhe K.U.Z të komunitetit Rom dhe Egjiptian, në fshati Morave, Orizaj, Lapardha të Komunës Otllak”, me fond limit 19.166.666 lekë (pa TVSH). Në mbledhjen e datës 04. 06. 2015, nipi kryetar i KPP, ka firmosur Vendimin Nr. 365/2015, me Nr.749 Protokolli, datë 24.04.2015 për “shpallje fituese të firmës “Pienvis”… pronë e xhazhait të kryetarit të KPP! 
Loja me fondin e ofertuar në tender, për të minimizuar mbrojtëset anësore të rrugës
Aksi rrugor “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë”, kontrata që bëhen e ribëhen me abuzime është pjesë e arteries bazë të rrugëve nacionale e internacionale të Shqipërisë. Ky aks rrugor është tenderuar me një emërtesë teknike zhvilluese ndërtimore objekti “Ndërtim Rruga By Pass Plepa-Rrogozhinë”, nënshkruar me kontratë të prokuruar me Nr. 10622/6, datë 30.12. 2008, hedhur për zbatim nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (ARRSH), me fond financiar 533 milionë, 379 mijë e 410 lekë. Kjo rrugë ka pasur mbështetje edhe një kontrate tjetër shtesë me Nr. 1876/4, datë 18. 03. 2011, me vlerë 85 milionë, 149 mijë e 690 lekë. Ky aks është ndërtuar nga një firmë e njohur e cila nga Plepat deri tek Përroi Agait, ka zbatuar projektin me respektim të plotë të çdo elementi teknik e sigurie të rrugës, në të 4 “lotet” e tenderuar. Çfarë rezulton në punimet që janë bërë e po bëhen në 6 lotet e tjerë, të cilët i janë dhënë për zbatim një firme tjetër klienteliste që rezulton se ka dorë edhe firma që ka në pronësi karburantin e që është pronë e familjes Këri, të shefit të kabinetit të ministrit Haxhinasto dhe i Kërit tjetër drejtor i Komisionit të Prokurimeve Publike. Pikërisht për biznes-karburantin e Kerëve u ndryshua dhe u cënua projekti, u eliminuan elementët mbrojtës të rrugës. Rezulton, se jo vetëm referencat financiare të prokurimit janë me abuzime, por edhe procedurat e zbatimit të tenderit të këtyre 6 loteve të këtij aksi rrugor, kanë ndryshuar disa herë, duke ndryshuar vlerat dhe eleminuar elementët e projektet, sidomos të sigurisë së rrugës në aspektin e sinjalistikës rrugore. Kujtojmë, që aksi rrugor “Plepa (Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë” është ndarë si objekt në 10 lote, të prokuruar nga Xhika, të dirigjuar e bekuar nga Xhika dhe Haxhinasto! Po ku qëndron skandali, që e ka emrin abuzim me vlerën dhe projektin e tenderit për 6 lotet, nga përroi Agait deri në Rrogozhinë, aks ky i ndërtuar me ndryshim fizik të projektit dhe abuzim në volumin e punimeve dhe në elementët e sigurisë rrugore, madje edhe në veprat e artit të rrugës, duke ndërtuar një aks rrugor jashtë standardit teknik, pa asnjë siguri qarkullimi. Konkretisht, rruga “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë” ka nisur dhe vazhdoi me abuzime, nënshkruar me kontratë Nr. 4488/4, me vlerë kontrate bazë 832,397,614 lekë, nga zbatimi i të cilës në terren, krahasuar me punimet e kryera në objekt, rezultojnë diferenca në realizimin e shtresave asfaltike, konkretisht konglomerat 12 cm dhe binder 6 cm. Në total në këtë aks, janë 100 miliardë lekë fonde, të cilët po bëhen “pasuri” për “çetën” Xhika të kupolës së drejtorisë së rrugëve, për klientët e tij që ka përzgjedhur si fitues të tenderit (loteve) dhe për shefat e tij politik në ministri, të cilët kanë miratuar këtë abuzim dhe lejuan deri në centimetrin e fundit të këtij aksi, ku sipas cilësisë së punimeve, standardeve të sinjalistikës dhe ndryshimit të projektit nuk ka asnjë siguri, siç u vërtetua edhe nga aksidenti. Nga investigimi fizik i bërë në rrugë prej gazetës “Telegraf”, rezulton se edhe në aksin e këtij loti janë bërë abuzime me vjedhje miliona lekë volume e parametra cilësor, apo sigurie rrugore, të cilët janë eleminuar në zbatim, pra nuk janë zbatuar si punime sipas projektit të miratuar fillestar, por janë bërë ndryshime me firmë e vulë të kupolës drejtuese të komanduar e menaxhuar prej drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika. Firmat (ç)ndërtuese, kanë përfituar fondin e punimeve të pakryera në sasinë afro 4000 metër katrorë rrugë të quajtur konglomerat me trashësi 12 cm dhe afro 3700 metër katror punime të quajtur konglomerat me trashësi 8 cm, si dhe afro 5000 metër katrorë punime të quajtur binder me trashësi 6 cm. e po kështu abuzime ka edhe në zbatimin e projektit në segmentin rrugor që përfshihet në lotin nr. 8, me fond financiar të miratuar me prokurim përfundimtar në vlerën 822 milionë,100 mijë e 874 lekë, si dhe në lotet nr. 9 e 10. Është momenti që kjo dosje të mos mbyllet, por të hetohet me detaje prej krimit ekonomik-financiar dhe prokurorisë, mbështetur në dosjen e këtij tenderi, duke nisur hetimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, abuzatorin Dashamir Xhika. 
——————————————-
Sipas denoncimit të KLSH, bërë në prokurori
Ja abuzimi i bërë me fondet e 10 “loteve” në segmentin “rrugor të vdekjes”, ku tenderi i mirëmbajtjes është fituar nga firma “Pienvis” 
1. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti I : 12,795,657 lekë (pa TVSH)
2. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti II : 34,020,400 lekë (pa TVSH)
3. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti III: 31,907,250 lekë (pa TVSH)
4. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IV: 13,480,615 lekë (pa TVSH)
5. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti V: 12,396,044 lekë (pa TVSH)
6. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VI: 14,135,020 lekë (pa TVSH)
7. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VII: 55,016,640 lekë (pa TVSH)
8. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VIII: 29,892,777 lekë (pa TVSH)
9. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IX: 63,480,045 lekë (pa TVSH)
10. Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti X : 14,666,245 lekë (pa TVSH)
Sigal