Vritet me plumb në qafë një 40 vjeçar shqiptar në Itali

499
Shtetasi shqiptar Petrit Nikolli, rreth 40 vjeç, është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Rimini të Italisë. Mediat italiane kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme pranë një restoranti në shëtitoren “Toscanelli”, ku shqiptari është qëlluar nga një automjet. Sipas policisë italiane, vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, ndërsa autori i saj është arrestuar disa orë pas ngjarjes në Milano. Identiteti i autorit ende nuk është bërë i ditur.
Sigal