Shqiptari i kërkuar nga Belgjika, arresohet në Morinë

543
Një shqiptar nga Maqedonia është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi ndaj tij Belgjika kishte firmosur një urdhërarrest.
Policia e Kukësit njoftoi sot se arrestimi provizor i Naim Shkodrës, , 41 vjeç lindur në Shkup-Maqedoni, banues në Ferizaj-Kosovë është bërë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Belge të Drejtësisë për veprat penale të “Grabitjes”dhe “Trafikimit të drogës”.
Për këtë vepër penale ai është dënuar nga Gjykata e Antwerp-it/Belgjike me 2 vjet burg.
Mësohet se Shkodra po hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës
Sigal