Deportimet e emigrantëve ilegalë, reagon SHBA

440
Në SHBA, kandidatët për president reaguan lidhur me njoftimet e medias se qeveria federale mund të fillojë në janar deportimin e familjeve që ndodhen në vend ilegalisht.
Favoritja e demokratëve, ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, tha se është mjaft e shqetësuar për njoftimet se Departamenti i Sigurisë Kombëtare mund të fillojë deportimin e emigrantëve të paligjshëm, përpjekja e parë e këtij lloji në shkallë të gjerë. Sipas fushatës së zonjës Klinton, kandidatja beson se “SHBA ofrojnë strehë për të gjithë ata që kanë nevojë për të.”
Rivali kryesor demokrat i zonjës Klinton, senatori Bernie Sanders, tha gjithashtu se është “shumë i shqetësuar” nga njoftimet. Ai tha në një deklaratë se SHBA kanë qenë gjithmonë një fener i shpresës dhe një strehë për të shtypurit.”
Në kampin republikan, kandidati favorit Donald Trump, duke reaguar në Tweeter, i njohu vetes meritën për këtë lajm dhe tha se plani i deportimeve po shqyrtohet sepse ishte pikërisht ai që i bëri presion qeverisë. “Ka ardhur koha që kjo të realizohet,” tha zoti Trump.
Sigal