Presidenti i Kinës vizitë madhështore në Britaninë e Madhe

443
Presidenti i Kinës, Xi Jinping është pritur me një ceremoni madhështore nga Mbretëresha Elisabeth II, në ditën e parë të vizitës së tij në Britani të Madhe. Presidenti Xi dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, janë pritur në Pallatin Buckingham, ku do të mbahet një banket shtetërore për ndër të tyre.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se angazhimi i tyre me Kinën është i “interesit nacional.” Presidenti kinez pritet nesër t’i adresohet deputetëve të parlamentit britanik dhe të ketë takim me kryeministrin David Cameron. Gjatë vizitës katër ditore, qeveria britanike pret që të arrij marrëveshje prej 30 miliardë paund me Kinën.
Sigal