Detaje/ Të dyshuarit për vra.sjen e Liridonës të shpërndarë në 3 burgje të ndryshme

30
Sigal

Më herët gjatë ditës së sotme në media u raportuan incidente të ndodhura ne burgun ku ndodhen 3 nga të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lidhur me kto lajme ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se e ka themeluar një komision hetimor për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me incidentet e sotme në Brugun e Sigurisë së Lartë, atje ku po mbahen Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Sipas SHKK, ata janë të shpërndarë në burgje të ndryshme dhe se nuk ka pasur komunikim mes tyre. SHKK tha se do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar mbi këtë rast, ndërsa tregon edhe një herë se ka pasur tentativë për sulm ndaj Granit Plavës, i cili dyshohet se është ekzekutuesi i Liridonës.

NJOFTIMI I SHKK:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se personat e dyshuar për vrasjen e të ndjerës L.A, janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë.

Njoftojmë se ndaj të paraburgosurit G.P, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje. Po ashtu, njoftojmë se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi ka reaguar me kohë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin dhe do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar.