Premier League/Fitore me përmbysje e Manchester City, Chelsea zhgënjen sërish

23
Sigal

Janë luajtur disa takime pasditen e sotme në Premier League-n angleze të vlefshme për javën e 16-të.

Skuadra e Manchester City ka triumfuar në transfertën e Luton-it me përmbysje 1-2.

Të besuarit e Guardiolës u gjendën në diavantazh në fundin e pjesës së parë pasi Adebayo kaloi përpara vendasit.

Por në pjesën e dytë “The citizens” iu kundërpërgjigjën dy herë avantazhit të Luton. Fillimisht ishte portugezi Bernardo Silva që barazoi shifrat në të 62-tën. Dhe 3 minuta më pas ishte Grealish që shënoi golin e fitores për City.

Ndërsa në takimin tjetër Chelsea u mund 2-0 në shtëpinë e Everton. Skuadra e Pochetinos zhgënjen sërish, pas humbjes me Manchester United pak ditë më parë. Këto dy humbje e zhysin Chelsea edhe më tej në krizë, pasi renditen të dymbëdhjetët me 19 pikë.

Sakaq, në orën 17:30 pritet të nis sfida e fundit për ditën e sotme mes Tottenham dhe Newcastle.

Renditja: