Reshje shiu dhe bore, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

23
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përshirë vendin.

Gjithashtu në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë janë regjistruar edhe reshje bore, por pa shkaktuar probleme në akset nacionale.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i plotë:

Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogëkanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar

Mjetet borëpastruese dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.