Një aksident ka ndodhur në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në qendër te fshatit Kashisht, në rrugë dytësore. Mësohet se shtetasi Sh. S., rreth 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.