Aksident në minierë, një shtetas kinez i vdekur, një tjetër i plagosur

418
BULQIZE – Një aksident në minierën e Bulqizës ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur. Nga të dhënat e para aksidenti aksidenti ka ndodhur në nivelin 9 të minierës që administrohet nga kompania ACR
Dyshohet se brenda galerisë në nivelin 9 është shembur një masiv gurësh. Sipas kompanisë kineze që adiminsitron nivelin 9 të kësaj miniere, aksidenti ka ndodhur në orën 13:50, gjatë proçesit të punës për hapjen e ‘pusit të thellësisë’.
Sigal

Viktima He Chuan dhe i plagosuri Du Dabing janë shtetas kinezë. I plagosuri sipas kompanisë ACR është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën dhe trajtimin e specializuar.
He Chuan dhe Du Dabing kanë qenë duke punuar në shpimin vertikal të pusit ku edhe do vendoset ashensori në nivelin e 5-të