Në takim ishte i pranishëm Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, si edhe prokurorët e SPAK dhe BKH.
Ambasadori i Holandës Reinout Vous është informuar për të gjitha problematikat zgjedhore që u evidentuan gjatë këtij procesi. Diplomati holandez është njohur edhe për rastet e krimeve zgjedhore dhe për klimëm elektorale që mbizotëroi nga fillimi i fushatës deri mbrëmjen e kësaj të diele.





















