Dekreti i Presidentit për pronat rrëzohet në Komision e Ligjeve

445
Komisioni parlamentar i Ligjeve rrëzoi sot dekretin e presidentit Bujar Nishani për pronat. Kreu i shtetit kishte kërkuar që dekreti “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të rishqyrtohej sërisht në Kuvend. Gjatë mbledhjes së sotme, përfaqësuesit e Presidencës parashtruan argumentet e tyre.
“Nuk është faji i pronarit se nuk ka hartë. Qeveria ka dështuar me hartën për pronat u shpreh Ledina Mandia.
Në dekretin e publikuar më 29 dhjetor, Presidenti parashtron argumentet kundërshtuese ndaj ligjit të ri të pronave, duke theksuar se skema e ofruar përmes tij në zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur të mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronarëve, që kanë një vendim administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive, siç kërkohet nga Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut(GJEDNJ).
Gjithashtu, thotë Presidenti, skema e ofruar përmes këtij ligji në trajtimin e dosjeve të patrajtuara apo ato që do të depozitohen rishtazi pas hyrjes në fuqi të ligjit bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike, të barazisë para ligjit dhe të së drejtës së ankimit.
Në kuadër të problematikës së pronave, komisioni i Ligjeve shqyrtoj dhe disa ndryshime në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të propozuara nga deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.
Sigal