Berisha voton i shoqëruar nga familja dhe u bën thirrje qytetarëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj në këtë vend

46
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Ai ka votuar në qendrën e votimit pranë shkollës “Kosova” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha dhe familjarët e tjerë të tij.

Berisha është një nga liderët kryesorë të partive politike që ka marrë pjesë në votim gjatë paradites, në një proces që do të përcaktojë përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Shqipërisë.