Aksident në Fier, makina përplas për vdekje 33 vjeçaren

Një këmbësore 33 vjeçe është aksidentuar për vdekje në Roskovec.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:10.

NOA

Policia thotë se “shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.