Kastriot Islami: S’e ka fajin Hollanda, pa rrotacion s’hapen negociatat…

344
S’e ka fajin Hollanda,
pa rrotacion s’hapen negociatat,
madje mund të kufizohet lëvizja e lirë
Rama pasi morin vesh qëndrimin e Hollandës për hapjen e negociatave deklaroi: Nuk e ka fajin qeveria shqiptare, por Hollanda! Madje shtoi se Hollanda ka probleme të brëndshme që reflektojnë qëndrimin antishqiptar për hapjen e negociatave. Kjo është një gënjeshtër e madhe e mashtrim i opinionit publik që duhet ndëshkuar rëndë! Sepse nëse kjo që thotë Rama do të ishte e vërtetë, Hollanda nuk do të pranonte të hapte negociatat as me Maqedoninë e Veriut… E vërteta është ndryshe: Fajin s’e ka Hollanda, dhe askush tjetër përvecse Ramës dhe qeverisë së tij! Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se pa rrotacion politik nuk ka dhe nuk do të ketë hapje të negociatave! Thënë më troc: me Ramën kryeministër, Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat me BE…Dhe nëse nuk do të ketë rrotacion, pra nëse Rama do të vazhdojë të qëndrojë kryeministër, jo vetëm nuk do të hapen negociatat, por azilkërkuesit shqiptarë në vëndet e BE do të kthehen mbrapsh dhe shqiptarëve do tu hiqet lëvizja e lirë në vëndet e BE!
Sigal