Vasili: Denar, lëre ‘sapunin’, mendo më mirë për batanijet atje brenda

290
Sigal

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, nuk është përmbajtur ndaj një qëndrimi të Denar Bibës, ish-Nënkryetarit të KQZ, që ka dalë me një mendim personal së fundmi se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin “jo demokratike, surrogate dhe bërë nën ndikimin e diplomatit amerikan Palmer”.

Vasili i ka bërë të ditur Bibës se pavarësisht  nga ato që ai shpreh tani, asgjë nuk e shfajëson nga krimi në të cilin u përfshi me Kryeministrin për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

“ Or Denar, nuk do të qeveriset kurrë me Fb e Tëitter ambasadash, Shqipëria, por vetëm me ligje!!! – i është drejtuar Vasili. – Denar Biba po kërkon të lajë duart, që i paska shkatërruar zgjedhjet e 30 qershorit dhe ato ” ishin surrogato” se kështu i paskan dhënë të kuptoje Denarit, ambasada dhe një nënsekretar shteti.

Denar, në Prokurori shko thuaji këto dhe të shohim a shpëton dot. Urdhrin ta dha Edi Rama, të shohim në të daltë për Zot edhe ky si i pabesë që është.

Or gazep, po ato që shkroi ODIHR i pe?! Apo ODIHR gabon se i referohet Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera?!

Denar, ka duar si të tuat që s’lahen gjithë jetën se 30 Qershori i votimeve moniste në pluralizëm nuk do të harrohet gjithë jetën si krimi meëi lartë shtetëror ndaj institucionit të zgjedhjeve në 30 Shqipëri pluraliste!

Ndaj lëre Denar, sapunin për duart, por mendo më mirë batanijet se do të duhen më shumë aty brenda.