300 bimë narkotike u asgjësuan në Tropojë, një në pranga, dy në kërkim

411
Uniformat blu të komisariatit të policisë së Tropojës kanë përmbyllur me sukses një operacion antikanabis, përmes të cilit kanë gjetur dhe asgjësuar 4 parcela me bimë narkotike kanabis sativa ndërkohë që kanë vënë në pranga një shtetas e kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Sipas informacioneve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se në fshatin Mserr të Njësisë Administrative Lekbibaj janë gjetur rrënjët e bimëve narkotike të kultivuara në katër parcela.
Të njëjtat burime thonë se ekspertët kanë mundur që të identifikojnë autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, duke i shpallur në kërkim policor shtetasit Fatmir Bushkolaj dhe Pashk Bushkolaj që të dy 29 vjeçarë.
Gjithashtu, efektivët e policisë kanë bërë të mundur dhe arrestimin e shtetasit Brahim Dushaj pasi në afërsi të banesës së tij janë gjetur bimë narkotike, në një parcelë të vogël.
Sigal