Hungaria ngre mur 175 km me 3 radhë tela me gjemba kundër refugjatëve

224
Hungaria e ka përfunduar tashmë murin e saj në kufirin me Serbinë, pavarësisht të gjitha kritikave.
Barriera 175 kilometra e gjatë përbëhet nga 3 radhë telash me gjemba dhe u mbyll dy ditë para afatit.
Por Budapesti nuk mjaftohet me kaq. Qeveria po përgatit një projektligj të ri që parashikon dënime të ashpra për këdo që kalon kufirin. Nisma në fjalë parashikon edhe një zonë internimi për refugjatët në kufi.
Ndërkaq disa klandestinë në Roske të Hungarisë janë përpjekur të ikin nga kampet e strehimit. Pamjet tregojnë se shumë prej tyre janë parë të kapërcejnë gardhet me tela me gjemba e të tjerë janë parë në rruigët dhe zonën përreth në përjekje për tu larguar
Por një pjesë e mirë janë kapur nga policia dhe janë rikthyer në cadrat dhe ambjentet e tjera të ngritura për strehimin e tyre.
Autoritetet thonë se shkak për këtë arratisje nga kampet është vendimi për të kryer procesin e marrjes së shenjave të gishtave. Ata janë të frikësuar nga ky process, pasi mendojnë se kjo do të thotë se do të qëndrojnë aty e nuk do të lejohen të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian ose dhe nëse arrijnë atje do të kthehen mbrapsht. Por jo vetëm kaq ky prcoes zgjat shumë dhe kushtet në të xcilat mbahen refugjatët janë tejet të vështira.