Gjermani/ Steinmeier: 40% e refugjatëve janë nga Ballkani

502
Rreth 40% e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk kanë asnjë shans për të fituar azil.
Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Wlater Steinmeier.
“Jemi të lumtur që shumë njerëz në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnje Hercegovinë shohin shpresë tek Evropa. Disa nga këto vende janë në bisedime për integrim në BE. Pavarësisht kësaj, një numër i madh refugjates po vijnë nga këto vende”, tha Steinmeier.
Sipas ministrit të Jashtëm gjerman këta qytetarë nuk duhet të shpresojnë se mund të marrin azil në Gjermani dhe ata që janë rrugës bëjnë mirë të kthehen në shtëpi. 
Sigal