U përplas nga një makinë në 11 mars, ndërron jetë 40-vjeçari (EMRI)

84
Sigal

Ndërron jetë 40-vjeçari Arben Kanaçi. Në 11 mars ai u përfshi në një aksident të rëndë që ndodhi në dalje të qytetit të Beratit, në një karburant përballë Doganës. Atë mbrëmje, mjeti tip kamionçinë, goditi 40-vjeçarin dhe pasi e tërhoqi zvarrë disa metra, e la të shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

Atë ditë ai u transportua pas aksidentit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të shumta të marra në trup dhe në kokë. Pas aksidetentit, mjeti që e përplasi u largua nga vendngjarja dhe disa patrulla policie u vunë në ndjekje të tij.

Kamionçina u kap nga patrullat e policisë në Moravë, ndërkohë që Artan Eskiu, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u arrestua.