Meta rrëzon aludimet për krisje në koalicion: Vetëm për dy gjëra prishem me Berishën

111
Sigal

Ka shërbyer një takim me kandidatët e Partisë së Lirisë për Këshillat Bashkiakë të kësaj force politike, që Ilir Meta ta hedhë poshtë të gjitha aludimet se ka një krisje dhe tension të padeklaruar në koalicionin e tij me PD e Sali Berishës.

Teksa fliste para kandidatëve, Meta zbuloi dy arsyet e vetme për të cilat mund të prishet marrëdhënia e tij me Berishën dhe asnjë prej tyre nuk lidhet me poste në qeverie, emra në listë apo këshilltarë.

Dy arsyet që bashkëpunimi PD-PL sipas Metës mund të dështojë, lidhen vetëm me interesin kombëtar dhe Kushtetutën.

Të dyja këto arsye lidhem me Edi Ramën dhe kanë të bëjnë me referundimin që dy liderët kanë firmosur për të rrëzuar kryeministrin me protesta dhe me votë, e sipas tij Berisha “i shkon deri në fund marrëveshjeve dhe fjalës së dhënë”.

Ka fjalë do prishet Berisha me Metën, nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë, për interesin kombëtar jam prishur, për gjëra të tilla nuk prishem. Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin, që ai nuk e bën se i qëndron marrëveshjeve dhe fjalës deri në fund”, tha Meta.