U hodh nga varka e nuk doli më, gjendet trupi i 24-vjeçarit që u mbyt në liqenin e Shkodrës

250
Sigal

Trupi i 24-vjeçarit, Bekim Dema, i cili u mbyt një ditë më parë në liqenin e Shkodrës, është gjetur mesditën e sotme nga polumbarët.

Pas 24 orësh kërkime, trupi i të riut është gjetur në ujë, ku edhe humbi jetën.

I ndjeri Dema, kishte dalë një ditë më parë të bëntë shëtitje me varkë, me partneren e tij, bashkë me një shok, i cili shoqërohej gjithashtu nga parnterja. Gjatë shëtitjes, ai ishte hedhur në ujë që të lahej, por nuk kishte dalë më që aty.

Mbrëmjen e kaluar, pavarësisht kërkimeve nuk u arrit që të gjendet dot trupi i 24-vjeçarit.