Një i mitur ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit i dyshuar si autor i tre rasteve të vjedhjeve me dhunë të çantave të krahut disa shtetaseve.
I arrestuari është M. Sh, 17 vjeç , lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë “pasi në rrugën “Zef Jubani”, i ka vjedhur me dhunë çantën e krahut shtetases M. C, 52 vjeç , banuese në Tiranë, e cila ka bëre kallëzim penal në lidhje me këtë ngjarje”.
Nga puna e metëjshme hetimore dhe operative e kryer nga ana e Policisë është bëre e mundur dokumentimin i dy vjedhjeve të tjera të kryera nga ana e këtij shtetasi të ndodhura:
-Më datë 28.07.2015 me të dëmtuar shtetasen O. D
-Më datë 27.08.2015 me të dëmtuar shtetasen A. Z.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje” .



















