Në kërkim dy vëllezër, plagosën me armë zjarri 26-vjeçarin

460
2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës lidhur me një plagosje me armë zjarri.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë arrestuar shtetasit Mariglen Stojani 26 vjeç dhe Sander Rica 51 vjeç , të dy banues në Kurbin.
Ndërsa janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e vëllezërve
29 vjeç dhe 31 vjeç , banues në Kurbin.
Gjithashtu ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
K.B. 23 vjeç banues në Kurbin
R.Ll. , 33 vjeç, banues në Kurbin
Ngjarja, vëllezërit Lleshaj plagosën Mariglen Stojanin
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më datë 03.12.2015, rreth orës 21.00 të mbrëmjes në Sanxhak, ku është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Traumave Tiranë, Mariglen Stojani i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e kryera rezulton se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje të jenë vëllezërit Lleshaj dhe ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes këtyre shtetasve.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë e fishekut mod.54 dhe disa bishta druri veglash pune.
“Në veprimet e para hetimore,kur është marrë në pyetje shtetasi Mariglen Stojani ( i dëmtuari) ka refuzuar të japë shpjegime duke u përpjekur të mos deklarojë të vërteten në lidhje me ngjarjen” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proçeduriale do ti kalojne Prokurorise Rrethit Gjyqesore Kurbin ne ngarkim te shtetasve :
Elson dhe Ervisjon Lleshaj për veprat penale “ Plagosje e rëndë me dashje “ dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” .
Mariglen Stojani dhe Sander Rica për veprën penale “Moskallëzim krimi” .
K.B. dhe R.Ll. për vepren penale “ Deklarim i rreme para oficerit të policisë gjyqësore”
Sigal